Ballina Sport Futboll Vazhdojnë ndeshjet në ligat evropiane, derbi Napoli – Roma

Vazhdojnë ndeshjet në ligat evropiane, derbi Napoli – Roma

Sot vazhdojnë ndeshjet e mbetura në ligat evropiane.

Atletico Madrid luan sot kundër Osasuna, me fillim nga ora 16:15, shkruan lajmi.net.

Kampioni në fuqi, Real Madridi do ketë një përballje të vështirë sot.

Ata luajnë ndaj vendit të tretë në tabelë, Real Sociedad.

Sociedad po kalon në një moment shumë të mirë në La Liga dhe do luajë vetëm për fitore ndaj ‘Mbretërve’.

Ndeshja ndërmjet tyre zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’, nga ora 21:00.

Edhe në Serie A do ketë ndeshje interesante.

Milani nga ora 12:30 pret në ‘San Siro’ Sassuolo.

Juventusi takohet me Monza prej orës 15:00.

Kurse, kryendeshja e kësaj xhiroje në ligën italiane zhvillohet në orën 20:45, ndërmjet Napoli – Roma.

Në Bundesliga Borussia Dortmund luan në udhëtim të Bayer Leverkusen nga ora 17:30.

Në Ligue 1 gjithashtu do ketë përballje.

PSG mirëpret në ‘Parc des Princes’ Reims në orën 20:45.

Exit mobile version