Ballina Lajmet Kosovë Vazhdojnë pritjet në disa pika kufitare

Vazhdojnë pritjet në disa pika kufitare

Zyrtarë të Policisë së Kosovës thonë se pritjet në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë, dhe te Dheu u Bardhë,sado që janë shkurtuar, vazhdojnë të zgjasin deri në një orë.

Në bazë të shënimeve të Policisë së Kosovës, radhët e automjeteve në kufirin në Merdarë dhe atë te Dheu i Bardhë, në dalje, arrijnë deri në 200, respektivisht 300 metra.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i tha Radios Evropa e Lirë se gjendja lidhur me fluksin e automjeteve dhe udhëtarëve nëpër të gjitha vendkalimet e tjera kufitare, raportohet të jetë normale.

Exit mobile version