Ballina Lajmet Kosovë Vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Gjykimi do të rinis në ora 09:00, me dëshminë e dëshmitarit të ri.

Gjatë ditës së djeshme përfundoi dëshminë dëshmitari i 55-të i ZPS-së, Ramiz Qeriqi, në gjykimin Thaçi dhe të tjerët.

Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, gjatë periudhës përkatëse ky dëshmitar kishte shërbyer si komandant batalioni në Brigadën 121 të UÇK-së në zonën e Pashtrikut.

Derisa gjatë pasdites ZPS-ja thirri dëshmitarin e 56-të i cili ishte dëshmitar i mbrojtur me kodin W04850.

Exit mobile version