Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vazhdon kriza e emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi

Vazhdon kriza e emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi

Në kufirin Bjellorusi-Poloni, një grup që kërkonte të migronte në Evropë kaloi në territorin polak.

Në pikën kufitare Bruzgi në Grodno të Bjellorusisë, grupi i përbërë kryesisht me emigrantë nga Iraku, i cili udhëtoi për në Bjellorusi me viza, u përpoq të kalonte në Poloni në përpjekje për të emigruar në Evropë dhe një numër i konsiderueshëm fëmijësh dhe grash, mes tyre, vazhdojnë të presin pavarësisht motit të ftohtë.

Një grup prej rreth 100 personash kaluan në Poloni nga pika kufitare Bruzgi-Kuznitsa, tha në një deklaratë Komiteti Shtetëror i Kufirit të Bjellorusisë.

“Këta njerëz janë në tokën polake. Ata janë duke pritur pranë telave me gjemba që i përkasin palës polake,” thuhet në deklaratë.

Igor Butkevich, nënkryetar i Komitetit Shtetëror të Kufirit të Bjellorusisë, tha se më shumë se 2.000 njerëz ndodhen në zonën e kampit kufitar.

Butkevich gjithashtu bëri të ditur se pala bjelloruse po ofron ndihmën e nevojshme për të përmbushur nevojat e njerëzve.

Ndërkohë, Presidenti i Bjellorusisë Aleksandr Lukashenko urdhëroi shpërndarjen e ndihmave humanitare për grupet kufitare dhe rregullimin e rajonit.

Më pas, ushtria bjelloruse ngriti tenda në zonën ku do të mblidhet ndihma.

Në çadra fëmijët dhe gratë do të ngrohen, do të ushqehen dhe ndihmat e mbetura do të shpërndahen në mënyrë të barabartë mes njerëzve të tjerë.

Në kamp janë instaluar edhe gjeneratorë të energjisë elektrike, ndërsa në zyrën e ndihmës ata që dëshirojnë të kthehen në vendet e tyre mund të kontaktojnë autoritetet. /trt

Exit mobile version