Ballina Lajmet Kosovë Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitivë brenda...

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitivë brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 3.711 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.067.

Në total numri i rasteve aktive është 540.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 330 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.839 doza të vaksinës. Deri më sot 783.180 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Exit mobile version