Ballina Lajmet Kosovë Vazhdon vaksinimi antiCOVID-19 në sallën “1 Tetori”

Vazhdon vaksinimi antiCOVID-19 në sallën “1 Tetori”

Në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë në të cilën është duke vazhduar vaksinimi anti COVID-19 për personelin shëndetësor për tërë Kosovën, vetëm sot janë vaksinuar rreth 200.

Kështu tha në një konferencë për media, koordinatori i qendrës së vaksinimit “1 Tetori”, Niman Bardhi.

Sipas tij, sot shënohet dita e shtatë e vaksinimit të personelit shëndetësor e cila ka filluar nga data 5 maj.

“Jemi në ditën e shtatë me radhë nga 5 maji e tuje mbi procesin e vaksinimit në sallën 1 tetori. Aktualisht për sot kemi mbi 200 të vaksinuar, edhe sot kemi vazhduar me personelin shëndetësor. Deri më sot kemi kaluar mbi 4000 doza të vaksinës Pfizer në sallën “1 Tetori”.

Ai po ashtu tha se deri më sot në Kosovë janë vaksinuar 29 mijë persona, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, Bardhi gjithashtu theksoi se procesi i vaksinimit është duke funksionuar shumë mirë.

Exit mobile version