Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vdekja e 29-vjeçarit me ngjyrë në SHBA, 5 policë akuzohen për vrasje

Vdekja e 29-vjeçarit me ngjyrë në SHBA, 5 policë akuzohen për vrasje

Pesë policë në Tennessee të SHBA-ve akuzohen për vrasje të shkallës së dytë pasi një person me ngjyrë vdiq pas një kontrolli në trafik. 29-vjeçari Tire Nichols u ndalua në Memphis më 7 janar për ngasje të pakujdesshme, ndaj të cilit u ushtrua dhunë fizike. Ai vdiq tre ditë më vonë.

5 oficerët, të cilët iu bashkuan Departamentit të Policisë së Memphisit në 6 vitet e fundit, u shkarkuan pasi një hetim zbuloi se ata ishin “drejtpërdrejt përgjegjës për abuzimin fizik të Nichols”. Tadarrius Bean, Demetrius Haley, Desmond Mills, Jr, Emmitt Martin III dhe Justin Smith janë të gjithë në paraburgim.

Të gjithë janë akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, sulm të rëndë dhe sjellje të pahijshme zyrtare.Të mërkurën, avokatët e familjes së Nichols thanë se një autopsi tregoi se ai ishte rrahur. “Gjetjet paraprake tregojnë se Tire pësoi gjakderdhje të madhe të shkaktuar nga një rrahje e rëndë,” thanë avokatët.

Autoritetet e Memphisit publikuan pamjet nga vrasja e Tire Nichols nga duart e policisë, ndërsa qytetet në të gjithë vendin përgatiten për reagimin e publikut ndaj incidentit brutal.

Pamjet u ngarkuan në Vimeo në katër pjesë të ndryshme nga Departamenti i Policisë në Memphis. Ajo përfshin dhunë të rëndë dhe tregon policët duke e rrahur për vdekje Nichols.

Vdekja e Nichols ka kujtuar vrasjen e vitit 2020 të George Floyd, i cili vdiq pasi një polic e vuri gjurin në qafën e tij për më shumë se nëntë minuta gjatë një arrestimi në Minneapolis, Minesota.

Të paktën 1,176 njerëz u vranë nga policët në SHBA vitin e kaluar, më së shumti nga çdo vit që nga të paktën 2013.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha të premten se ishte “i indinjuar” dhe kishte “dhimbje të thellë” pasi pa videon e dhunshme mes Nichols dhe policisë.

Exit mobile version