Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vdes biznesmeni dhe manjati i medias

Vdes biznesmeni dhe manjati i medias

ATSH-AFP/ – Biznesmeni dhe manjati i medias turke, Erdogan Demiroren vdiq sot, disa ditë pasi mori kontrollin e grupit më të madhe të medias në vend, njoftuan burime spitalore.

Erdogan Demiroren, 79 vjeç vdiq në spitalin “Florence Nightingale” në Stamboll ku ishte shtruar në fund të majit, bëri të ditur në një konferencë shtypi koordinatori i stafit mjekësor të spitalit “Özgür Samilgil”.

“Mësova me trishtim për vdekjen e tij”, reagoi menjëherë presidenti Recep Tayyip Erdogan me anë të një deklarate, duke vlerësuar një individ i cili shënoi sukesese të rëndësishme në jetën profesionale dhe një industrialist i cili dha kontribute të vyera për vendin.

Biznesmeni, një person i afërt me presidentitn Erdogan ishte në krye të “Demiroren Holding” një kompani e themeluar prej tij.

Ky grup, aktiv kryesisht në sektorët e energjisë, ndërtimit dhe turizmit bleu në muajin mars grupin kryesor të mediave në Turqi, “Dogan Media”, ku bën pjesë e përditshmja “Hürriyet” dhe televizioni CNN-Türk.

Exit mobile version