Policia ka njoftuar se një person gjersa ishte duke punuar në Deçan, papritmas ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në rrugë.
Viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se i njëjti nuk ka shenja jete.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.
