Ballina Lajmet Kosovë Vdes gjatë trajtimit në Turqi, shtatëvjeçarja Delfina Shala

Vdes gjatë trajtimit në Turqi, shtatëvjeçarja Delfina Shala

Ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në një spital të Turqisë, shtatëvjeçarja Delfina Shala.

Rastin e vdekjes së saj e kanë konfirmuar familjarët të cilët kanë bërë të ditur se ajo ka ndërruar jetë në mëngjesin e së mërkurës, njofton Klan Kosova.

Prindërit e saj kanë dyshime për trajtimin që stafi spitalor ka bërë ndaj vajzës së tyre dhe insistojnë që shtatëvjeçares t’i bëhet autopsia.

Vogëlushja vuante nga një sëmundje në boshtin kurrizor, e për shërimin e saj u deshën 60 mijë euro të cilat u grumbulluan pas një raportimi të Klan Kosovës .

Klan Kosova realizoi kronika për grumbullimin e mjeteve për trajtimin e Delfina Shalës si dhe momentin e nisjes së saj për trajtim në Turqi.

 

Exit mobile version