Ballina Lajmet Kosovë Vdes i mituri që u alivanos në pishinën e Gërmisë

Vdes i mituri që u alivanos në pishinën e Gërmisë

Fëmija 13-vjeçar që ishte alivanosur në pishinën e Gërmisë këtë të shtunë, ka vdekur në QKUK.

Rasti është konfirmuar doktoresha e Klinikës Emergjente Nerxhivane Halimi.

Pas ndihmës së parë, 13 vjeçari ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare, për tretman të mëtejmë mjekësor, por ka ndërruar jetë rreth orës 16:00.

Sipas mjekëve që është raportuar sot gjatë ditës, ai në ambulancë ishte dërguar pa shenja jete dhe pa puls, por që kishin arritur t’ia rikthejnë pulsin.

Kryeshefja e Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing”, Mirlinda Sopi Krasniqi, ka thënë se fëmijës i ka rënë të fiktë si pasojë e temperaturave të larta, duke u rrezuar në platon e pishinës.

Sipas familjarëve, fëmija po ashtu kishte probleme shëndetësore dhe se para disa ditëve kishte pasur ndërhyrje në zemër.

Ndërkaq, me rastin tashmë është duke u marrë mjekësia ligjore. 

Exit mobile version