Një i ri palestinez ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga zjarri i forcave izraelite në jug të Hebronit.
Sipas burimeve mjekësore, 19-vjeçari Tamer Ismail Qaisiya, nga qyteti Dhahiriya, u plagos tre ditë më parë pranë murit të ndarjes në zonën e Yattas. Gjendja e tij ishte përshkruar si e rëndë, ndërsa mbrëmjen e së shtunës u konfirmua vdekja e tij si pasojë e plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të murit ndarës në jug të Hebronit. /mesazhi
