Ballina Sport Futboll Vdes motoçiklisti portugez në Dakar Rally

Vdes motoçiklisti portugez në Dakar Rally

Motoçiklisti portugez, Paulo Goncalves, ka vdekur pas një aksidenti gjatë garës Dakar Rally në Arabinë Saudite.

40-vjeçari pësoi aksident fatal pas 276 kilometrash të fazës së shtatë.

Një deklaratë nga organizatorët tha se ai u shpall i vdekur në spital pasi më herët ishte gjetur pa ndjenja pasi kishte pësuar sulm në zemër, raporton BBC.

“I tërë karvani në Dakar do të donte të shprehte ngushëllime për miqtë dhe familjen e tij”, thanë organizatorët, transmeton Koha.net.

Shumë garues po marrin pjesë në këtë garë – përfshirë edhe kampionin e dyfishtë botëror të Formula 1 Fernando Alonso.

Goncalves, kampioni botëror i vitit 2013 në garën ‘cross-country’, po merrte pjesë në Dakar Rally-n e tij të 13-të dhe mori vendin e dytë pesë vjet më parë.

Ai po garonte me skuadrën “Hero Motorsports Team Rally”, ndërsa gjendej në pozitën e 46-të në përbërjen totale.

Goncalves është garuesi i parë që vdes në një garë të këtillë që nga viti 2015 kur motoçiklisti polak, Michal Hernik, vdiq në Argjentinë.

Exit mobile version