Ballina Lajmet Kosovë Vdes nga Covid-19 një shtatzënë në QKUK

Vdes nga Covid-19 një shtatzënë në QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se sot, në Mjekimin Intensiv Qendror Covid, ka ndërruar jetë një grua shtatzënë nga komuna e Prizrenit, e lindur në vitin 1991.

Ajo ishte e diagnostikuar me Covid-19 dhe fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid.

Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore.

Përkundër përpjekjeve  maksimale nga stafi shëndetësor, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte.

Exit mobile version