Ballina Lajmet Kosovë Vdes një person në lagjen “Mati”, ra nga ndërtesa

Vdes një person në lagjen “Mati”, ra nga ndërtesa

Një person ka rënë nga një ndërtesë në lagjen “Mati” në Prishtinë, mëngjesin e së mërkures.

Sipas Policisë, personi ka rënë nga një ndërtesë.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Policia.

Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

Exit mobile version