Ballina Lajmet Kosovë Vdes një person në Rugovë pasi rrokulliset me traktor

Vdes një person në Rugovë pasi rrokulliset me traktor

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Malaj të Rugovës, ku një person është rrokullisur me traktor, me ç’rast nga plagët e marra ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e cila ka dhënë detaje.

“Është raportuar se viktima mashkull  kosovar deri sa ka qenë duke prerë dru në pyll, traktori i tij është rrokullisur duke lënduar rëndë viktimën. Viktima pasi është dërguar në emergjence ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është marrë nga Mjekësia Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thueht në raportin e Policisë së Kosovës.

Exit mobile version