Ballina Lajmet Kosovë Vdes një punëtor e një tjetër lëndohet në vendin e punës në...

Vdes një punëtor e një tjetër lëndohet në vendin e punës në Strellc të Deçanit

Një person e ka vdekur dhe një tjetër është lënduar në vendin e punës në Strellc të Deçanit

Rastin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit nga të lënduarit.

“Sot rreth orës 14:05, Policia është njoftuar se në një punëtori (sharrë) në fshatin Strellc i Ulët, dy punëtorë kanë pësuar lëndime nga rënia e disa dërrasave. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Pas pak kohe, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej të lënduarve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente”, tha Gashi.

Exit mobile version