Ballina Sport Futboll Vdes trajneri i njohur italian (Foto)

Vdes trajneri i njohur italian (Foto)

Trajneri italian, Emiliano Mondonico, ka vdekur në moshën 71-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Tjetër lajm i trishtë për futbollin italian pas vdekjes tragjike të Davide Astorit për shkaqe natyrale.

Është ndarë nga jeta, pasi humbi betejën e gjatë me një sëmundje të rëndë trajneri Emiliano Mondonico.

71-vjeçari është një emër shumë i njohur i trajnimit italian, pasi mes shumë skuadrave që ka drejtuar në karrierën e tij janë edhe Atalanta, Torino dhe Fiorentina.

Me Mondonicon në stol Cremonese u ngjit në Serinë A pas 54 vitesh në sezonin 1983 – 1984 dhe Torino arriti deri në finale të Kupës UEFA në 1991-1992.

Mondonico gjithashtu Atalantën e udhëhoqi deri në gjysmëfinale të Kupës së Kupave në sezonin 1987–1988.

Italiani e ka luftuar kancerin për shtatë vite radhazi pasi në vitin 2012 u detyrua ta lë punën e trajnerin pas shfaqjes së sëmundjes.

Exit mobile version