Ballina Sport Futboll Vedat Muriqi, lojtari me influencën më të madhe në Superligën turke

Vedat Muriqi, lojtari me influencën më të madhe në Superligën turke

Vedat Muriqi është një nga lojtarët e kombëtares së Kosovës, me formën më të lartë në dy sezonet e fundit.

Sulmuesi që aktualisht paraqitet me Fenerbahce, ka vazhduar paraqitjet e mira që kishte me Rizespor, në Superligën e Turqisë.

Sipas statistikave të dala nga ‘WhoScored’, Muriqi është lojtari që është përfshirë në më së shumti gola në Superligën e Turqisë, në dy sezonet e fundit, përcjell lajmi.net.

Në 52 paraqitje, ish anëtari i Lirisë ka shënuar 29 gola si dhe ka shtuar 12 asistime.

Pas kësaj ecurie fenomenale, së fundmi lojtari i Kosovës është lidhur me një kalim të mundshëm te Manchester United.

Exit mobile version