Ballina Sport Futboll Barcelona e fiton Superkupën e Spanjës

Barcelona e fiton Superkupën e Spanjës

Raphinha ka shkëlqyer me dy gola për t’ia mundësuar Barcelonës triumfin në garën për Superkupë të Spanjës.

Në finale, të dielën mbrëma, Barcelona fitoi 3:2 ndaj Real Madridit.

Finalja u zhvillua në Jeddah të Arabisë Saudite.

Barcelona e ka fituar Superkupën spanjolle për herë të 16-të, që është rekord. Real Madridi mbetet me 13 trofe të Superkupës.

Finalja ishte dramatike, por u dominua nga Barça.

Exit mobile version