Raphinha ka shkëlqyer me dy gola për t’ia mundësuar Barcelonës triumfin në garën për Superkupë të Spanjës.
Në finale, të dielën mbrëma, Barcelona fitoi 3:2 ndaj Real Madridit.
Finalja u zhvillua në Jeddah të Arabisë Saudite.
Barcelona e ka fituar Superkupën spanjolle për herë të 16-të, që është rekord. Real Madridi mbetet me 13 trofe të Superkupës.
Finalja ishte dramatike, por u dominua nga Barça.








