Lionel Messi ka mbyllur aventurën e tij me kombëtaren e Argjentinës, pas më shumë se dy dekadash të mbushura me emocione, suksese dhe momente të paharrueshme.
Pas fitores 3-0 ndaj Beninit, Messi iu drejtua tifozëve përmes një mesazhi emocional, ku foli për vendimin e tij për t’i dhënë fund karrierës me fanellën “Albiceleste”.
“Dje ishte ndeshja ime e fundit dhe tashmë më mungon fanella bardheblu. E di që po marr vendimin e duhur. Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm, me shumë gëzime, por edhe me momente të vështira”, shkroi kapiteni argjentinas.
Në mesazhin e tij, Messi falënderoi familjen, bashkëlojtarët, trajnerët dhe të gjithë tifozët që e kanë mbështetur gjatë viteve. Ai gjithashtu kujtoi legjendën e futbollit argjentinas, Diego Maradona.
“Diego nuk mund të mungojë. Ai na ka ndihmuar në çdo hap, qoftë kur ishte këtu me ne, qoftë nga qielli”, u shpreh Messi.
Mesazhi i tij tërhoqi vëmendjen edhe të Cristiano Ronaldos.
Rivali i tij i madh në futbollin botëror reagoi në komentet e postimit, duke i dërguar një mesazh respekti.
“Leo, vite të gjata duke mbrojtur vendin tënd dhe një histori që do të mbetet përgjithmonë. Gjithë respekti im për atë që ke arritur me Argjentinën. Një përqafim”, shkroi Ronaldo.








