Ballina Artikuj Vëllezërit nga Malisheva, dhurojnë një hektar tokë si vakëf për Bashkësinë Islame

Vëllezërit nga Malisheva, dhurojnë një hektar tokë si vakëf për Bashkësinë Islame

Vëllezërit Xhemajl dhe Skënder Bytyçi nga Kravasari i komunës së Malishevës kanë dhuruar një hektar tokë si vakëf për Bashkësinë Islame të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të BIK-ut në Facebook ku shkruhet:

“Dhurimi zyrtarisht është bërë sot në zyrat e Këshillit të BI-së në Malishevë. Me këtë rast, kryetrari i KBI-së së Malishevës ka shprehur falënderime për vakëflënësit duke lutur Allahun xh.sh. që kjo dhuratë me vlera të larta të pranohet si sadaka e rrjedhshme (sadakatul xharije) për ta dhe familjet e tyre”.

Exit mobile version