Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vendet baltike dhe Polonia kërkojnë prani më të madhe të NATO-s

Vendet baltike dhe Polonia kërkojnë prani më të madhe të NATO-s

Në kuadër të pushtimit rus në Ukrainë, tre shtetet baltike dhe Polonia kanë bërë thirrje për një prani më të madhe të NATO-s në territorin e tyre, pas bisedimeve sot në Rigë.

Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania do të kërkojnë një mbrojtje më të fortë përgjatë krahut lindor të aleancës përballë luftës së Rusisë, në samitin e NATO-s në Madrid në fund të qershorit.

“Ne duam një prani të përhershme të forcave të NATO-s në shtetet baltike dhe Poloni, në mënyrë që t’i rezistojmë çdo kërcënimi nga Rusia dhe Bjellorusia dhe të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Letonisë, Edgars Rinkevics.

Gjatë takimit, katër ministrat diskutuan gjithashtu mundësitë për të mbështetur Ukrainën duke u shprehur në favor të dërgesave të armëve në Kiev.

Përveç kësaj, ata ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin në sektorin e energjisë dhe për të reduktuar sa më shpejt varësinë nga burimet ruse.

Ata gjithashtu bënë thirrje për sanksione më të ashpra kundër Rusisë. /atsh

Exit mobile version