Liderë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina i kanë shprehur ngushëllime Turqisë pas aksidentit tragjik me përmbysjen e autobusit pranë provincës jugore turke Antalya, transmeton Anadolu.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale i shprehu ngushëllime presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe familjet e viktimave të trafikut.
“Ne qëndrojmë me popullin turk në këto momente të vështira dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, shkroi ajo.
Po ashtu edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, në rrjetet sociale i shprehu ngushëllime homologut të saj turk, Hakan Fidan, duke theksuar se: “Shqipëria është me ju në këtë kohë të vështirë. U uroj forcë të prekurve dhe shërim të plotë të plagosurve”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga ana tjetër, shprehu ngushëllime për presidentin dhe popullin turk.
“Me hidhërim të thellë mësova për aksidentin rrugor në Turqi. Shpreh solidaritetin tim me popullin e Turqisë në këto momente të vështira. U uroj të plagosurve shërim të shpejtë”, shkroi ai.
Mesazhe ngushëllimi për Turqinë në rrjetet sociale lëshuan edhe ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, si dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës.
Autobusi i pasagjerëve, i cili qarkullonte në linjën Tekirdag–Antalya, u përplas me barrierat mbrojtëse në pranë Antalyas, pas së cilës doli nga rruga dhe u përmbys në një kanal anës rrugës. Si pasojë jetën e humbën tetë persona dhe 26 të tjerë mbetën të plagosur.
