Pyet veten:
Veprimet dhe qasja ime, a po e përmirësojnë gjendjen time…, apo po e përkeqësojnë?
Ne mund të lutemi, të ëndërrojmë, e të planifikojmë, por nëse veprimet tona nuk përputhen me qëllimet tona, atëherë ne nuk ecim përpara…, veçse rrotullohemi në vend, apo edhe më keq…, kthehemi prapa.
Prandaj, çdo ditë pyete veten:
A po më çojnë veprimet e mia drejt një jete:
🌱 më të mirë,
🌿 më të qetë,
🌾 më të mençur…,
apo po e bllokoj këtë rrugëtim me justifikime të kota dhe të pa bazuara)?
Nuk është fati…, por pa asnjë dyshim, mënyra e të vepruarit tënd, që e përcakton gjendjen emocionale, profesionale, dhe shpirtërore.
👉Harroji justifikimet. Vepro sot!
🌿Sepse, ti je arkitekti i jetës tënde!
Vehbi Zeqiri
