Ballina Lajmet Kosovë Versioni i Policisë për vizitën dyditore të Vuçiqit

Versioni i Policisë për vizitën dyditore të Vuçiqit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vizitën dy ditore të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke njoftuar se delegacioni me presidentin serb ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës rreth orës 13:50.

Policia thotë se lidhur me vizitat e delegacioneve apo personaliteteve ndërkombëtare në vendin tonë, përfshirë edhe vizitën dyditore të presidentit serb, Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit të gjitha veprimet e saja planifikuese dhe operacionale i ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe vendimit të institucioneve shtetërore të RKS-së, në funksion të garantimit të sigurisë për të gjithë.

“Lidhur me vizitën e lejuar të Presidentit serb në vendin tonë, Policia e Kosovës përmes planifikimeve operacionale ka ndërmarr masat e nevojshme policore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, si dhe përcjelljes së eskortës dhe ofrimit të sigurisë së delegacionit. Referuar kësaj vizite, sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës ka pranuar disa informacione për tubime të disa qytetarëve dhe bllokim të rrugës në rajonin e Drenicës, për të protestuar kundër vizitës së presidentit serb në këtë rajon. Policia e Kosovës ka ndermarr të gjitha veprimet operacionale për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së përgjithshme, përderisa situata ka qenë e qetë dhe nuk është raportuar për ndonjë incident. Ndërsa sa i përket disa raportimeve në mediat serbe, ku thuhet se janë dëgjuar të shtëna armësh në këtë rajon, Policia e Kosovës nuk posedon ndonjë informacion për të shtëna dhe aktualisht nuk mund tà « konfirmoj lajmin si të tillë, i cili i referohet këtij lokacioni dhe personit të apostrofuar në këto media si të dyshuar. Policia e Kosovës do të punoj me njësitet relevante policore në verifikimin e këtij informacioni”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovë.

Referuar situatës dhe vendimit të institucioneve shtetërore të RKS-së lidhur me vizitën e presidentit serb në rajonin e Drenicës, Policia e Kosovës i ka ndermarr të gjitha masat e nevojshme për realizim dhe implementim të këtij vendimi.

Policia thonë se delegacioni me presidentin serb është kthyer nga rajoni i veriut të Mitrovicës drejt pikës kufitare në Jarinje, dhe i njëjti ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës rreth orës 13:50.

Exit mobile version