Ballina Arritje Teknologji Versioni më popullor i Android sot është lançuar 3 vite më parë

Versioni më popullor i Android sot është lançuar 3 vite më parë

Megjithatë versioni më popullor i Android është Android 11 dhe gjendet në 23.1 përqind të pajisjeve me një rënie të lehtë.

Google ka qenë tejet transparent me përqindjen e pajisjeve të cilat kanë versione të caktuara Android. Por vitet e fundit këto të dhëna nuk janë më të disponueshme.

Përkundrazi tashmë Google në mënyrë të rastësishme përditëson statistikat rreth versioneve Android. Siç duket, Android 11 vijon të jetë më i përdorur që prej 30 Majit 2023.

Versioni më i fundit, Android 13, tashmë gjendet në 15 përqind të pajisjeve Android në mbarë botën. Rritja e këtij të fundit i ka kushtuar Android 12, Android 11, Android 10 dhe Android 9 të cilët janë të gjithë me rënie.

Megjithatë versioni më popullor i Android është Android 11 dhe gjendet në 23.1 përqind të pajisjeve me një rënie të lehtë.

Versione më të vjetra se Android 9 vijojnë me humbje por janë të papërfillshme. Për shembull Android 4.4 Kitkat i lançuar një dekadë më parë vijon të jetë i instaluar në 0.5 përqind të pajisjeve Android në mbarë botën, një rënie me 0.2 përqind që nga muaji Janar në Maj.

Android 13 është rritur nga 5 përqind në Janar në 21.1 përqind në Maj.

Sistemi operativ i Google ka qenë gjithnjë shumë prapa iOS me ritmet e adoptimit. iOS 17 u lançua ditën e djeshme në WWDC por do të duhen vetëm pak muaj përpara se të adoptohet masivisht nga të gjitha modelet iPhone të mbështetura.

Exit mobile version