Ballina Lajmet Kosovë Veseli: Bush kuptoi vuajtjet e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi

Veseli: Bush kuptoi vuajtjet e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, e ka kujtuar George H.W. Bush, si një nga zërat e parë të lidershipit botëror që kuptoi vuajtjet e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, njofton Klan Kosova.

“Presidenti George H. W. Bush ishte një nga zërat e parë të lidershipit botëror që kuptoi vuajtjet e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Mbështetja që ai i ka dhënë kauzës sonë të shenjtë për liri ishte një mesazh i qartë anekënd botës. Kjo do të mbetet përherë në kujtesën tonë dhe do të na shërbejë që ta forcojmë edhe më tej miqësinë me Shtetet e Bashkura të Amerikës. Ngushëllime të përzemërta për familjen dhe popullin amerikan. Zoti e bekoftë këtë misionar të paqes dhe demokracisë!”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ish-Presidenti amerikan ndërroi jetë të premten vonë në moshën 94-vjeçare.

Exit mobile version