Kryetari i Kuvendit të Kosovës, pas takimit koordinues për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se Kosova duhet të jetë bashkë në procesin e dialogut.
“Ishte një takim i përbashkët me krerët e institucioneve ishte takim shumë i mirë. Ajo çfarë dua të siguroj është që transparenca do të jetë e plotë. Kosova ka zotimin e vet për dialog para qytetarëve dhe partnereve ndërkombëtarë”, tha kreu i Kuvendit, raporton EO.
Veseli shtoi se vendimi është i qartë pse shkojmë në dialog, sipas tij, njohja dhe ulësja në OKB.
“Vendimi është shumë i qartë pse shkojmë në dialog, njohja e Kosovës ulësja në OkB. Takimet do ta kemi bashkërisht, qe nesër i kemi ftuar anëtarët e QUINTIT. Po besoj dhe duhet të jemi bashkë si Kosovë si proces, është proces i lirisë, i sovranitetit, i territoreve, është proces me na njoftë Serbia si Shtet”, tha Veseli.
Përndryshe, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thirrur në takim presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV, për t’u koordinuar për dialogun Kosovë-Serbi.
Të pranishëm nuk kanë qenë përfaqësues nga subjektet opozitare e as zëvendëskryeministri, njëherit kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
