Ballina Lajmet Kosovë Vetaksident me fatalitet te “Kroni i Mbretit”

Vetaksident me fatalitet te “Kroni i Mbretit”

Ka humbur jetën shoferi që u vetaksidentua sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te “Kroni i Mbretit”.

Burimet e Tëvë1 bëjnë me dije se shoferi kishte marrë lëndime të rënda me ç’rast nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në vendin e ngjarjes prezentë kanë qenë ekipet mjekësore, ku i është dhënë ndihma e parë si dhe njësitë policore.

Exit mobile version