Ballina Lajmet Kosovë Vetaksident në Lubozhdë të Istogut, ndërron jetë shoferi

Vetaksident në Lubozhdë të Istogut, ndërron jetë shoferi

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sonte në Istog.

Vetaksidenti ka ndodhur në fshatin Lubozhdë, rreth orës 18:50.

Burime të Indeksonline pohojnë se nga ky vetaksident ka ndërruar jetë shoferi.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Po e konfirmoj. Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident në Lobuzhdë të Istogut. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia mësoi se bëhet fjalë për vetaksident. Një person ka qenë në veturë. Është njoftuar stafi emergjent dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve të aksidenteve dhe Prokurori” pohoi Gashi

Exit mobile version