Ballina Auto Vetëm për klientë të zgjedhur, Ferrari prezanton një model special

Vetëm për klientë të zgjedhur, Ferrari prezanton një model special

Përpara fillimit të 24 Hours of Le Mans, Ferrari prezantoi 296 me konfigurimin Piloti Ferrari, opsioni më i fundit nga programi Tailor Made.

Ky konfigurim ekskluziv u krijua për të festuar sukseset e arritura në Kampionatin Botëror të Qëndrueshmërisë (WEC) të FIA-s dhe për t’i bërë homazh garuesve dhe klientëve të Ferrarit.

Specifikimi unik, i rezervuar për klientët e përfshirë në aktivitetet zyrtare sportive të Ferrarit, është frymëzuar nga 499P, fituesi i përgjithshëm i 24 Hours of Le Mans 2023 dhe 2024 në kategorinë e hiperveturave.

Piloti Ferrari 296 Speciale ofrohet në katër ngjyra të frymëzuara nga garat: Rosso Scuderia, Blu Tour De France, Nero Daytona dhe Argento Nürburgring.

Sistemi i fuqisë hibride plug-in kombinon një motor V6 me dy turbo dhe një motor elektrik.

Exit mobile version