Këto hadithe u përpiluan nga dijetari shqiptar i hadithit Abdul Kadri Arna’ut (Zoti e mëshiroftë dhe u sjell dobi të tjerëve përmes dijes së tij) (1928-2004).
Abdul Kadri (Zoti e mëshiroftë) tha:
Ka thënë Bishr ibn el-Harith el-Hafi el-Mervezi el-Bagdadi, asketi (Zoti e mëshiroftë):
“O njerëz të hadithit, jepni zekatin e hadithit; pesë hadithe (të zgjedhura nga dyqind hadithe.”
Ja pesë hadithe të këtij lloji nga Pejgamberi Muhamed (paqja dhe bekimet qofshin mbi të):
🌴- Hadithi i parë: Ahmedi e transmetoi në Musnedin e tij, dhe Tabarani në El-Mu’xhem El-Kebir, sipas transmetimit të Mu’adh ibn Xhebelit (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili tha:
– I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) më këshilloi me dhjetë gjëra. Ai tha:
“Mos i shoqëro asgjë Allahut, edhe nëse vritesh dhe digjesh. Mos u bënë i pakujdesshëm ndaj prindërve të tu, edhe nëse të urdhërojnë të lësh familjen dhe pasurinë tënde.
Mos e braktis qëllimisht një namaz të detyrueshëm, sepse kushdo që qëllimisht e braktis një namaz të detyrueshëm ka humbur mbrojtjen e Allahut.
Mos pi verë, sepse ajo është kryet e çdo të keqeje. Ruaju nga mëkati, sepse mëkati sjell zemërimin e Allahut.
Ruaju nga ikja nga fusha e betejës, edhe nëse njerëzit shkatërrohen, e nëse njerëzit vdesin, dhe ti je midis tyre, prapë qëndro i palëkundur.
Shpenzo për familjen tënde nga begatitë e tua, dhe mos ua kurse disiplinën, dhe ngulit frikën e Zotit tek ata. “ (Ky është hadith i mirë- hasen).
🌴- Hadithi i dytë: Ahmedi e transmetoi në Musnedin e tij, nga transmetimi i Ebu Dherr el-Gifariut (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili tha:
“Miku im i dashur (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) më urdhëroi me shtatë gjëra:
“Ai më urdhëroi të dua të varfrit dhe të jem afër tyre. Ai më urdhëroi të shikoj ata që janë më të ulët (në pozitë) se unë dhe të mos i shikojnë ata që janë më të lartë në pozitë se unë. Ai më urdhëroi të mbaj lidhjet farefisnore edhe nëse ata i ndërpresin. Ai më urdhëroi të mos kërkoj asgjë nga askush.
Ai më urdhëroi të them të vërtetën edhe nëse është e hidhur. Ai më urdhëroi të mos i frikësohem fajit të asnjë kritiku në rrugën e Allahut.
Ai më urdhëroi të them shpesh: ‘Nuk ka fuqi dhe as forcë përveçse me Allahun’, sepse këto fjalë janë nga një thesar nën Arshin (Fronin e Zotit.”
(Ky është hadith i mirë-hasen).
🌴- Hadithi i tretë: El-Bejhekiu e transmetoi në “Shuab el-Iman” sipas transmetimit të Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili tha:
– I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) tha:
“Tri gjëra çojnë në shpëtim dhe tre gjëra çojnë në shkatërrim.
Sa i përket gjërave shpëtuese:
Ato janë devotshmëria ndaj Allahut, të Lartësuar, fshehurazi dhe publikisht, të folurit e së vërtetës në kohë kënaqësie dhe zemërimi, dhe maturia në kohë varfërie dhe pasurie.
Sa i përket gjërave shkatërruese:
Ato janë me ju bind lakmisë, me i ndjek dëshirat dhe njeriu me qenë i vet-mahnitur; dhe ky është më i keqi prej tyre.”
(Ky është hadith i mirë-hasen).
🌴- Hadithi i katërt: Transmetohet nga Ahmedi në Musnedin e tij, Ibn Hibbani në Sahihun e tij, El-Hakimi në Mustedrekun e tij ‘ala es-Sahihajn, dhe El-Bejhekiu në Shu’ab el-Iman, nga transmetimi i Ubadeh ibn Samit (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili tha:
I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) tha:
“Më garantoni gjashtë gjëra nga vetja juaj, dhe unë do t’ju garantoj Xhennetin:
Thoni të vërtetën kur flisni, përmbushni premtimet tuaja kur i jepni, ktheni (amanetin) atë që ju është besuar, ruani pjesët tuaja intime, ulni shikimin dhe frenoni duart tuaja nga vjedhja.”
(Ky është hadith i mirë-hasen)
🌴- Hadithi i pestë: Transmetohet nga Ahmedi në Musnedin e tij dhe nga Tirmidhiu në Xhami’un e tij, nga transmetimi i Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të) atij), i cili tha:
I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) tha:
“Kush do t’i marrë këto fjalë nga unë dhe do t’i veprojë sipas tyre, ose do t’ia mësojë ato dikujt që do t’i veprojë ato?
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) tha: “Unë jam këtu, o i Dërguar i Allahut.”
Pejgamberi (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) më mori dorën dhe numëroi pesë gjëra, duke thënë:
“Shmangni atë që është e ndaluar dhe do të jeni më të devotshmit e njerëzve.
Bëhuni të kënaqur me atë që Allahu ju ka caktuar dhe do të jeni më të pasurit e njerëzve.
Bëhuni të sjellshëm me fqinjin tuaj dhe do të jeni besimtar.
Duaje për të tjerët atë që do për veten tënde dhe do të jesh musliman.
Mos qesh shumë, sepse e qeshura e tepërt e ngurtëson zemrën.”
(Ky është hadith i mirë- hasen).
🌴- Këto pesë hadithe, nëse lexohen nga një student i dijes, i mëson përmendësh dhe vepron sipas tyre, do t’i mjaftojnë atij për këtë botë dhe për botën tjetër.
Përpiluar nga kërkuesi i dijes dhe shërbëtori i Sunetit, Abdul Kadir el-Arna’ut (Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë)
Abdul Kadri (Zoti e mëshiroftë) ishte një dijetar i madh i hadithit dhe një imam shembullor që kombinonte dijen dhe praktikën me thirrjen drejt Zotit me mendjehollësi, duke përdorur një stil të mençur plot butësi dhe mirësi.
👉- Në tubimet e tij publike dhe private, ai ishte kryesisht i prirur të transmetonte hadithe autentike të Pejgamberit Muhamed, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, duke i zgjedhur ato me kujdes të madh, veçanërisht ato thënie koncize dhe gjithëpërfshirëse të Pejgamberit, paqja dhe bekimet qofshin mbi të. Kjo ishte nga dëshira e tij për të përhapur Sunetin, për të ndriçuar muslimanët rreth tij dhe për të forcuar lidhjen e tyre me hadithet e Pejgamberit të tyre, të cilat janë zbulesë hyjnore dhe një ligj i shëndoshë.
Kështu, tubimet e tij ishin tubime dijeje, mirësie, bekimi dhe shoqërie. Ndër hadithet që Shejhu vazhdimisht i përsëriste, shpjegonte dhe përhapte kuptimet e tyre, duke i nxitur njerëzit të vepronin sipas tyre dhe t’i përmbaheshin udhëzimit të tyre, ishin pesë hadithe që përfshinin themelet dhe etiketën e fesë.
Ai do t’i rrëfente këto pesë si një formë bamirësie përveç dyqind haditheve tjera që i transmetonte përmendësh nga Profeti. (paqja dhe bekimet qofshin mbi të).
👉- Numri i haditheve që ai i kishte mësuar përmendësh arriti afërsisht 10.000 mijë. Zoti e mëshiroftë dhe i dhëntë një vend nderi pranë Pejgamberit të Dashur (paqja dhe bekimet qofshin mbi të).
Prof. ass. dr. Musa Vila
