Ballina Lajmet Kosovë Veteranët e UÇPMB-së të zhgënjyer me prokurorinë, kërkojnë rishikimin e listave

Veteranët e UÇPMB-së të zhgënjyer me prokurorinë, kërkojnë rishikimin e listave

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës aktakuzën për listat e veteranëve të cilët ajo konsideron se kanë përfituar jashtëligjshëm pensione. Numri i tyre kap shifrën prej 20 mijë, ndërkaq që aktakuzë është ngritur ndaj pjesëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të veteranit.

Lajmi.net gjatë këtyre ditëve ka publikuar pjesë të aktakuzës e cila është dërguar në Gjykatë për rastin “veteranët”.Si pjesë e kësaj aktakuze janë publikuar dhe listat e veteranëve të cilët Prokuroria i ka cilësuar si mashtrues, dhe të cilët pa të drejtë kanë përfituar pensione.

Sipas prokurorisë, keqpërdorime dhe manipulime janë vërejtur edhe në zonën e Luginës së Preshevës. Si veteranë “mashtrues”, Prokuroria Speciale e Kosovës ka listuar gjithësej 207 pjesëtarë që pretendonin se ishin pjesë e UÇPMB-së.

Exit mobile version