Ballina Lajmet Kosovë Vetëtima dyshohet se mbyti një 26-vjeçar në Suharekë, Policia jep detaje

Vetëtima dyshohet se mbyti një 26-vjeçar në Suharekë, Policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Suharekë, më saktësisht në bjeshkët e Maqitevës, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga vetëtima.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 17:23, Emergjenca e Suharekës ka njoftuar se pranë vendit të quajtur “Guri i Dellocit”, në zonën malore ndërmjet bjeshkëve të Bukoshit dhe Dellocit, një person dyshohej se ishte goditur nga rrufeja dhe ishte pa shenja jete. Njoftimi ishte bërë nga disa banorë të fshatit Delloc.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, patrulla e Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me hetuesit, është nisur drejt vendit të ngjarjes. Për shkak se incidenti kishte ndodhur në një zonë të thellë malore, qasja në vendngjarje ka qenë e vështirë.

Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor i Emergjencës së Suharekës ka konstatuar vdekjen e viktimës, F.B., mashkull, rreth 26 vjeç.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, po zhvillojnë hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version