Ballina Lajmet Kosovë Vetëvendosje aksion kundër Policisë së Kosovës

Vetëvendosje aksion kundër Policisë së Kosovës

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje!, kanë organizuar një aksion para policisë së Kosovës. Ata kanë vënë një parullë ku ndër të tjera akuzohet Policia për montimin e gjyqeve politike dhe jo vetëm.

Montimi i çantave të rrezikshmërisë së lartë është një tjetër prej akuzave që u bëhet atyre, transmeton zeri.info.

“Policia e Kosovës ofron shërbime të ndryshme përveç mbrojtjes. Kjo Policia është e mbushur me skandale. Kohëve të fundit kjo polici është treguar e aftë edhe në gjëra të tjera. Është treguar e aftë në montimin e proceseve gjyqësore dhe montimin e çantave me rrezikshmëri të lartë.

Megjithatë gjithçka që ka arritur policia me këto veprime është që ka humbur edhe pak besim që qytetarët kanë pasur për ta. Lirimet e aktivistëve tanë janë të domosdoshme përveç se janë të drejta. Ne do të vazhdojmë me aksione të ndryshme deri në çmontimin e rastit”, ka thënë aktivistja Teuta Rrusta.

Exit mobile version