Ballina Lajmet Kosovë Vetëvendosje fajëson shtetin për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë

Vetëvendosje fajëson shtetin për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka fajësuar institucionet shtetërore për vrasjen e djeshme në Gjakovë, të nënës dhe vajzës 9-vjeçare në Gjakovë. Rast për të cilin dyshimet e para janë se vrasja u krye nga bashkëshorti i 40 vjeçares.

Kjo parti kërkoi nga organet përgjegjëse që të marrin masa.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes Fatmire Kollçaku tha se në një shtet ku institucionet shtetërore nuk marrin përgjegjësinë , nuk pritet asgjë tjetër përveç se viktima e radhës, përcjell KosovaPress.

Më këtë rast ajo ftoi qytetarët që t’i bashkëngjiten protestës që do të mbahet nesër në Gjakovë, për të përkrahur viktimat e dhunës në familje dhe ato potenciale.

Drejtuesja e sekretariatit të gruas aktiviste në VV, Nazlie Bala, tha se vrasja e dyfishtë në Gjakovë dëshmon se shteti është direkt fajtor dhe ka dështuar në mbrojtjen e grave.

“Në ditën e krimit e ndjera ka raportuar kërcënimin në polici dhe neglizhenca e policisë e bënë këtë institucion fajtor për dhunën në familje andaj konsiderojmë se shteti është fajtor”, tha ajo.

Exit mobile version