Ballina Lajmet Kosovë Vetëvendosje kërkon para nga qytetarët për t’ia financuar fushatën elektorale

Vetëvendosje kërkon para nga qytetarët për t’ia financuar fushatën elektorale

Vetëvendosje ka kërkuar para nga qytetarët që janë votues të saj për të financuar fushatën e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Me anë të një komunikate të lëshuar, VV ka kërkuar nga qytetarët mbështetje financiare, shkruan lajmi.net.Ata thonë se për të arritur fitoren që atë e cilësojnë, duhet të bëjnë fushatë të cilën e quajnë “përfekte”.

Kërkesa e plotë e VV-së:

Ta ndihmojmë fitoren për të mirën e venditTë dashur miq e mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Si në çdo zgjedhje, ne i drejtohemi qytetarëve për mbështetje financiare. Si subjekti më transparent në Kosovë, ne e kemi patur një mbështetje financiare në rritje, e cila është përkthyer edhe në rezultat më të mirë elektoral.Ne nuk pranojmë financime nga persona apo biznese të dyshimta. Nuk pranojmë shuma të mëdha. Fuqia jonë bazohet në ndihmat e vogla, që na i jepni shumë prej jush.Andaj, me rastin e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe fitores plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE1, ne duhet të bëjmë një fushatë perfekte. Për ta arritur këtë, është e nevojshme ndihma juaj. Cilado shumë që keni mundësi, pa ju ngushtuar e pa ju vënë në vështirësi, neve na ndihmon që ta sjellim më pranë kthesën e madhe. Qeveria Kurti II do të jetë kthim i Kosovës kah e mbara, për të gjithë qytetarët e saj.Bashkë drejt referendumit dhe krejt e në drejtimin e duhur.

Exit mobile version