Ballina Lajmet Kosovë Vetëvendosje nis festën në Prishtinë

Vetëvendosje nis festën në Prishtinë

Aktivistë të Vetëvendosjes dhe të koalicionit të AKR-së tashmë kanë dalë të festojnë, ani pse temperaturat janë tejet të ulëta dhe ka filluar të bie borë.

Atyre që kishin dalë të festojnë ju drejtua Shpend Ahmeti, i cili i falënderojë për përkrahje dhe u tha se fitorja e tij tashmë është arritur fal tyre, raporton lajmi.net.

“Faleminderit të gjithëve për gjithë mbështeten dhe për secilin votë që na keni dhënë. Nuk kemi gjenë vetën kundër një kandidati por kundër krejt qeverisë”, ka thënë ai.

Ahmeti tha se fitorja e tij tashmë u konfirmuar dhe e presin shumë punë përpara.

“Është konfirmuar se në Prishtinë do të vazhdojmë edhe për një mandatë katër vjeçar”, ka thënë ai.

Ai më pas ka falënderuar edhe Selim Pacollin, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje koalicioni.

Exit mobile version