Ballina Auto Vetura lodër e veshur me kristale po shitet në ankand

Vetura lodër e veshur me kristale po shitet në ankand

Një kopje me pedale e një modeli Jaguar E-Type ka dalë në shitje në ankandin RM Sotheby’s.

Ankandi ka njoftuar se vetura e fundit që po ofrohet për shitje në fakt është një lodër.

Por, e veçanta e kësaj lodre është pamja e saj.

Ajo është e tëra e mbuluar me 100 mijë kristale dhe 24 karatë ari, përcjell Telegrafi.

Thuhet se vetura mori më shumë se 300 orë për t’u ndërtuar me gur të çmuar Swarovski “të aplikuar me dorë”.

Bëhet e ditur se modeli u ndërtua nga Half Scale Cars i Mbretërisë së Bashkuar.

Në pjesën e brendshme, automjeti sportiv mund të shihet i zbukuruar me një timon të veshur me ar dhe tapiceri lëkure.

Exit mobile version