Ballina Auto Vetura Lotus Elan shndërrohet në xhakuzi

Vetura Lotus Elan shndërrohet në xhakuzi

Një veturë ikonike sportive nga Lotus është shndërruar plotësisht në një vaskë me ujë të nxehtë.

Karakteristika kryesore e fshatit Hampshire është një ish-kasolle kuajsh e shndërruar në një shtëpi për pushime.

Prona e disponueshme për rreth 210 euro në natë, dallon edhe për nga pamja e bukur nga lugina e Hattingley.

Por, perëndimi i diellit mbi luginë me sa duket shijohet më shumë nga xhakuzi i Lotus Elan.

Lotus Elan ishte vetura e parë rrugore nga marka britanike me teknologji të avancuar dhe një motor DOHC 1,558.

Tashmë ky model është pjesë e vendpushimit në Hampshire, por si xhakuzi.

Bëhet e ditur se ky lloj vendpushimi interesant po u pëlqen edhe klientëve.

“Sapo u ktheva nga një natë në kasolle dhe çfarë mund të them. Ky vend është vërtet diçka tjetër”, shkroi një nga ta.

Exit mobile version