Ballina Lajmet Rajon dhe Botë VIDEO – Mosuli nga droni, qyteti dikur i lavdishëm sot mbetet fantazmë

VIDEO – Mosuli nga droni, qyteti dikur i lavdishëm sot mbetet fantazmë

Dikur, Mosuli ishte qyteti më i vjetër dhe një ndër qytetet më të rëndësishëm të Irakut. Dikur popullsia e tij shënonte mbi 1.8 milionë banorë, por pas përfshirjes në një prej betejave më të ashpra kundër ISIS, Mosuli ngjan me një qytet fantazmë. Shumë prej banorëve janë vrarë, e edhe me tepër janë zhvendosur nga ky pikëvlim i luftës.

Kur nisi ofensiva, në vitin 2014, gjysmë milioni banorë u shpërngulën. Që prej asaj kohe, mbi qytet janë derdhur me mijëra tonelata bomba.

Asnjë ndërtesë nuk qëndron në këmbë, dhe pamjet e videos së sjellë nga Voice of America nuk kanë nevojë për shumë komente. /MESAZHI/

Exit mobile version