Ballina Lajmet Kosovë (VIDEO) Xhamia e Prishtinës simotër e xhamisë në Tiranë

(VIDEO) Xhamia e Prishtinës simotër e xhamisë në Tiranë

Besimtarët myslimanë që nga paslufta kërkojnë ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë, si kërkesë legjitime për të kryer ritet e përditshme fetare.

Që para pesë viteve qytetarët e Prishtinës dhe Bashkësia Islame pati marrë përgjigje pozitive kur edhe u vë gurthemeli i xhamisë në Dardani nga krerët e atëhershëm shtetëror.

U ndoqën të gjitha procedurat e nevojshme duke filluar nga projekt propozimet deri te përzgjedhja e projektit dhe përpilimi detaj i projektit e megjithatë kjo xhami ka ngelur vetëm në letër.

Komuna e Prishtinës nuk e dha lejen, fillimisht duke u arsyetuar se në atë lokacion nuk është paraparë të ketë xhami, pastaj duke shpikur debat publik, gjë e cila nuk u bë me katedralen që për t’iu lëshuar toka u rrënua Gjimnazi “Xhevdet Doda”, një shkollë historike që gjatë kohës së luftës së dytë botërore ka qenë burg, e pastaj u kthye në shkollë.

Gjatë ditëve të ftohta të dimrit besimtarët myslimanë po falen në borë duke shtruar paketa për mos ta vënë ballin mbi akull.
Kur gjithçka pritej të nisë për ndërtimin e kësaj xhamie ndryshuan gjërat. Bashkësisë Islame insiston se të gjtha kushtet janë plotësuar dhe se Komuna qëllimisht po e neglizhon dhënien e lejes.

Tashmë Komuna ka marr rolin si në kohen e monizmit, ajo donë te caktojë se si duhet të jetë arkitektura e xhamisë.
Sipas Shpend Ahmetit arkitektura e xhamisë është osmane dhe si e tillë konsiderohet e papranueshme.
Komuna e Prishtinës aktivizoi disa ateistë dhe islamofobë në emër të shoqërisë civile të cilët numëroheshin 30 sosh, por që në bazë të të dhënave ata nuk përfaqësojnë asnjërën palë.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka kritikuar këta ateista, të cilët duke kundërshtuar ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë në lagjen “Dardania”, me arsyetime, siç thuhet, të kota, po tentojnë të prishin paqen dhe harmoninë midis feve në Kosovë.

“Ne konsiderojmë se kjo iniciativë nuk është gjë tjetër vetëm një skandal i pa pranueshëm dhe një iniciative e pa vende e një grupi të individëve të cilët po mundohen të jenë kinse zë kundërshtuese”, thuhet në reagim.

Këtë grup e ka kundërshtuar edhe KLMDNJ e personalitete të tjera nga jeta politike dhe kulturore.

Ky grup dhe individ të pa ndërgjegjshëm kanë filluar të tregohen të dhunshëm në raport me komunitetin tolerant që përfaqëson vendin.
Së fundmi u shfaqen edhe grafite kërcënuese urrejtëse në objektin e Fakultetit të Filologjisë. Aty janë shkruar fjali që nxisin urrejtje fetare por edhe kombëtare.

Neglizhenca e Komunës por edhe e BIK-ut në ndërtimin e kësaj xhamie mjaftë të nevojshme tashmë ka prodhuar efekte negative.
Këtë neglizhencë vazhdojnë ta vuajnë më së shumti besimtarët të cilët në këto temperatura ekstreme të larta falin namazin në kushte të jashtëzakonshme duke iu ekspozuar rrezeve të dielit.

Projekti i kësaj xhamie është pothuajse i njëjtë me atë të Tiranës e cila tashmë është në përfundim e sipër.

Para një viti kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti turk, Erdogan vunë themelin e kësaj xhamie, edhe pse e stilit osman ajo u mirëprit nga institucionet dhe qytetarët e atjeshëm. Arkitektura klasike osmane mbizotëron në tërë Ballkanin, ajo do ta zbukuron edhe Prishtinën gjithashtu.

VIDEO –

Exit mobile version