Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vie dënimi i parë për puçistët në Turqi

Vie dënimi i parë për puçistët në Turqi

STAMBOLL (AA) – Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll ka shpallur dënimin me burgim të përjetshëm për rreshterin Yusuf Yildiz në kuadër të gjykimit lidhur me pushtimin e ndërtesës së Prefekturës së Stambollit gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar në Turqi nga organizata terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Për rastin në fjalë u gjykuan 24 të dyshuar, përfshirë rreshterin Yildiz dhe 23 ushtarë të tjerë, prej të cilëve Yildiz ishte në paraburgim, ndërsa vendimi i marrë sot është i pari lidhur në vazhdën e proceseve gjyqësore lidhur me ngjarjet në Stamboll gjatë tentativës për grusht shteti.

Dënimi me burg të përjetshëm për Yildiz u caktua nën akuzën “tentativë për rrëzimin e rendit kushtetues”.

Nga ana tjetër, gjykata ka liruar nga të gjitha akuzat 23 të dyshuarit e tjerë në këtë rast, të cilët datën e ngjarjes ishin të angazhuar si ushtarë, duke argumentuar se ata nuk kanë pasur paramandim të kryejnë krim.

Exit mobile version