Ballina Lajmet Kosovë Vije reagimi i BE-së pas miratimit të Rezolutës për dialog në Kuvend

Vije reagimi i BE-së pas miratimit të Rezolutës për dialog në Kuvend

Shefja e BE-së në Kosovë, NatalyaA postolova ka mirëpritur votimin në Kuvend të Kosovës, të rezolutës për dialogun me Serbinë.

Ajo në një postim në Twitter, Apostolova ka shkruar se tani Kosova duhet ë sigurohet që të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në këtë proces, transmeton Indeksonline.

“E përgëzoj Kuvendin e Kosovës për votimin e sotëm në marrjen e përgjegjësisë për një proces kaq të rëndësishëm si dialogu me Serbinë. Kosova duhet të sigurohet që të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në këtë proces”, ka shkruar Apostolova.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar projekt-rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate, lidhur me fazën finale të dialogut me Serbinë.

Para pak çastesh është hedhur në votim, projekt-rezoluta e PSD-së ku e cila ka kaluar me 59 vota pro dhe 2 abstenime.

Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj do të jenë bashkëdrejtues të këtij delegacioni. Ndërsa si anëtarë do të jenë edhe Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Behgjet Pacolli, Mahir Jagcilar, Dardan Gashi.

Exit mobile version