Të paktën tetë ushtarë nigerianë janë vrarë dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të grupit terrorist Boko Haram ndaj një pozicioni ushtarak në shtetin Borno, në verilindje të Nigerisë.
Burime të sigurisë kanë bërë të ditur se sulmi ndodhi gjatë një shkëmbimi zjarri mes forcave qeveritare dhe militantëve të Boko Haram-it. Ngjarja u raportua të mërkurën, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi rrethanat e sulmit.
Shteti Borno është një nga zonat më të prekura nga dhuna e Boko Haram-it, grup që prej vitesh zhvillon sulme kundër ushtrisë dhe civilëve, duke shkaktuar mijëra viktima dhe zhvendosje masive të popullsisë. /mesazhi
