Ballina Lajmet Shqipëri Vinin nga Brazili, bllokohen 27 ton fileto pule me salmonelë dhe 19...

Vinin nga Brazili, bllokohen 27 ton fileto pule me salmonelë dhe 19 ton kafe në Durrës

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar hyrjen e 46.2 ton produkte të pasigurta nga Brazili për në territorin shqiptar. AKU njofton se gjatë kontrolleve në Durrës inspektorët konkluduan se 2 ngarkesat me produkte importi ishin të pasigurta për konsum.

Bëhet fjalë për një ngarkesa me sasinë 27 ton fileto pule nga Brazili e importuar nga subjekti “AMG shpk”, pasi nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore duke qenë se nga kontrolli rezultoi me ngarkesë mikrobiologjike, salmonelë.

Ngarkesa e dytë është një sasi prej 19.2 ton kafe kokërr e papjekur po nga Brazili e importuar nga subjekti “New Century Ltd”, pasi nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, raporton Shqiptarja.com.

Nga kontrolli rezultoi se sasia e kafes kishin mangësi në dokumentacionin shoqërues, certifikata fitosanitare nuk ishte lëshuar nga autoriteti zyrtar i vendit të origjinës, siç parashikohet në ligj. Të dyja ngarkesat janë kthyer në Brazil.

Exit mobile version