Ballina Artikuj VIP-at që i prodhon një shtëpi me kamera

VIP-at që i prodhon një shtëpi me kamera

Hoxhë Halil Avdulli

Sot në Kosovë, me Big Brother VIP, po shohim një shembull të qartë të asaj që quhet mashtrimi mediatik.

Një format që bën të famshëm njerëz pa vlera, ngre në piedestal sjelljet e ulëta dhe e ushqen shoqërinë me dramë, konflikt dhe imoralitet të përditshëm.

Ky mashtrim funksionon lehtë:

një person banal shpallet “VIP”, një fjalë boshe bëhet “trend”, një grindje ordinere shitet si “dramë e madhe”. Ndërkohë, publiku humb kriteret e arsyes, etikës dhe moralit.

Pse është i rrezikshëm ky format?

Shkel dhe përmbys vlerat familjare, duke normalizuar skena konfliktuale e sjellje të papranueshme.

Ul nivelin e debatit publik, duke e zëvendësuar mendimin me thashetheme.

Helmon rininë, duke i ushqyer me iluzionin se fama fitohet me skandal, jo me punë e dije.

Normalizon imoralitetin, duke ia vendosur etiketën “argëtim”.

Një shoqëri që i duartroket këtyre gjërave nuk po ecën përpara po kthehet pas.

Thirrje për vetëdije

Kosova ka nevojë për:

figura të urta,

mendimtarë,

edukatorë,

shkencëtarë,

njerëz të kulturës,

e jo për “VIP-a” që prodhon një shtëpi me kamera. Ndoshta VIP Kosova është pasqyra që nuk duam ta shohim, por është pasqyra që tregon qartë sa lehtë manipulohet shoqëria kur humb mendimin kritik.


Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version