Ballina Arritje Teknologji Vlera e Bitcoin arrin rekord të ri historik

Vlera e Bitcoin arrin rekord të ri historik

Bitcoin u rrit me 4.8 përqind në nivelin rekord prej 71,677 dollarë ndërsa këtë vit vlera e kriptomonedhës është rritur me 70 përqind.

Bitcoin arriti një rekord të ri ditën e Hënë duke u ngjitur mbi 71 mijë dollarë ndërsa ekspansioni i kriptomonedhës më të madhe në botë nuk po tregon shenja ngadalësimi.

Autoriteti financiar Britanik ditën e Hënë u bë rregullatori më i fundit që i hap rrugë tregtimit të produkteve të aseteve dixhitale pasi tha se do të lejonte që bursat të lançojnë asete të mbështetura në kriptomonedha.

Bitcoin u rrit me 4.8 përqind në nivelin rekord prej 71,677 dollarë ndërsa këtë vit vlera e kriptomonedhës është rritur me 70 përqind.

Ether u rrit gjithashtu me 2.1 përqind në 4,000 dollarë, niveli më i lartë i dy viteve të fundit. Spekulohet se autoritetet rregullatorë Amerikane janë gati të aprovojnë ETF edhe për Ether pasi bënë një gjë të tillë me Bitcoin në fillim të vitit.

Exit mobile version